Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIPJANI - MEGASPORTS

Nga Liga e Dytë në krye të tabelës në Ligën e Parë

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Nga Liga e Dytë në krye të tabelës në Ligën e Parë


30 October, 2020 @22:35

Skuadra më e re e Ligës së Parë, Megasports, në ndeshjen e parë të sezonit 2020/21 e deklasoi Lipjanin, duke e mposhtur me 45 pikë epërsi 61-106.

Skuadra prizrenase pjesën e mbylli me 4 pikë epërsi, por në pjesën e dytë të ndeshjes gjërat në parket ndryshuan. Djelmoshat e trajnerit Edon Godeni, e shtuan epërsinë në çerekun e tretë duke shënuar 29 pikë dhe me mbrojtje të fortë pësuan vetëm 8 pikë.

Sulmi dhe mbrojtja funksionoi edhe në 10 minutëshin e fundit të ndeshjes për skuadrën prizrenase dhe kështu e hapën stinorin e ri me fitore.

Shtatë lojtarë luajtën me pikë dyshifrore te Megasportsi, prej tyre më së shumti u dalluan Palush Doda dhe Ensar Muriqi me nga 15 pikë secili, derisa me double-double luajti Bleonis Tanushi prej 13 pikëve e 10 asistimeve.

Te Lipjani u dalluan Hamit Sllamniku me 19 pikë dhe Egzon Hasani me 12 pikë e 11 kërcime.

TABELA AKTUALE

Në xhiron e dytë Megasports do të takohet me Feronikelin, kurse Lipjani me Marigona Hill Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga