Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA ANEKS-INFORMATORI

Nga ndeshja e mbetur, Ylli dënohet 650 euro, Peja 400!

Fotot: FBK

Nga ndeshja e mbetur, Ylli dënohet 650 euro, Peja 400!


25 December, 2022 @9:01

Mbi 1 mijë euro dënime ka publikuar aneks-Informatori Nr.10 i botuar ditë më parë, pasi që përballja e shtyer e xhiros së dhjetë të Superligës ndërmjet Yllit dhe Pejës u luajt me 14 dhjetor 2022.

Ylli shënoi fitore të ngushtë në këtë ndeshje, duke e mposhtur Pejën 58-57, ndërsa për shkak të parregullsive dhe shkeljes së disa neneve të PG-së, kampioni i Kosovës është dënuar me 650 euro në total, ndërsa Peja me 450 euro në total nëse llogaritet edhe gabimi teknik i trajnerit të tyre, Can Sevim, nga kjo ndeshje.

Sipas vërejtjeve të vëzhguesit, Ylli dënohet me 500 euro për shkak të shkeljes së Nenit 48.18 të PG-së që thotë: Organizimi i përgjithshëm i dobët sipas konstatimit të vëzhguesit.

Ndërsa 150 euro tjera janë dënim për shkak të shkeljes së Nenit 49.2 që thotë: Hedhja e gjësendeve të buta në fushëlojë, që nuk mund të shkaktojnë lëndime, që con totalin në 650 euro.

Basketball

Nga ato që janë shënuar në vërejte, theksojmë: Temperatura në palestër ka qenë e ftohtë, ndërsa nuk i është sjellë termometri zyrtarëve për ta matur atë. Vëzhguesi më pas e ka matur me telefon të tijin, ku ka rezultuar temperatura prej 6 shkallës të celziusit.

Shikuesit kanë hedhur gjësende të forta, shkrepëse dhe një petardë në parket. Ekipi mysafir ka paraqitur ankesë zyrtare, nënshkruar nga kapiteni i tyre, pasi që në cerekun e dytë është dhënë një faull jashtë perimetrit të fushës. Mysafirët gjithashtu janë ankuar në Komision, pas faulimit të Valon Bunjakut, duke pretenduar që koha në semafor ka qenë 1 sekondë e 3 të qindtat, ndërsa gjyqtari e ka dhënë 0.9 të qindtat.

Kurse sa i përket 400-shes së Pejës, ajo është dhënë për shkak të shkeljes së Nenit 50.7 të PG-së që thotë: Komentimi/Kritikat ndaj vendimeve të gjyqtarëve nga lojtarët, trajnerët, zyrtarët e klubit. Ndërsa me 50 euro është dënuar trajneri Can Sevim për shkak të gabimit teknik.

Në anën tjetër Komisioni i Garave disa herë ka publikuar Vendim ku i është tërhequr vërejtja klubeve lidhur me pagesën e borxheve të shkaktuara nëpër ndeshje, publikuar në Informatorë, pasi që si po duket klubet as që po përfillin këto dënime, ndërsa nuk dihet saktë cila sa ka paguar për këto 14-15 xhiro të stinorit 2022/23 në Superligë.

Dënimi për mospagesë të borxheve ndaj FBK-së, është suspendim nga garat për klubin përkatës!


 
Të gjitha lajmet nga