BILBAO

Nico Williams mbetet te Athletic Bilbao
4 July, 2025 @11:10
Kontratë afatgjate dhe atë një-dekadëshe. Kështu njoftoi Athletic Bilbao për lojtarin e saj Nico Williams, me të cilin renevoi deri në vitin 2035.
“Kur duhet të mirren vendime, për mua peshon më së shumti zemra. Dua të jem me familjen time. Kjo është shtëpia ime. Përpara Athletic!” — shkroi vetë futbollisti 22-vjeçar, përfaqësues i Spanjës dhe lojtar i 11-shes së parë të ekipit spanjoll.
Saga e kërkimit dhe mundësive që ofronte Barcelona për lojtarin kështu mori fund, ndërkaq baskët kanë bërë të ditur se krahu i majtë i ekipit dhe mjaft depërtues, qëndron.
Marrëveshja përfshin klauzolë të re të lirimit të lojtarit, më të madhe sesa 58-milionë euro sa e kishte deri tash. Barcelona për shkak të rregullave të regjistrimit bie nga loja. Futbollistit gjithashtu i është rritur rroga disafish.