Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I ULET SUSPENDIMI

Përkundër suspendimit, Mbappe do të luaj në finalen e Copa del Rey

Përkundër suspendimit, Mbappe do të luaj në finalen e Copa del Rey


16 April, 2025 @15:17

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, do të jetë pjesë e ekipit të Real Madridit në finalen e Copa del Rey ndaj Barcelonës që do të zhvillohet këtë muaj.

Ndeshja u vu në pikëpyetje për Mbappen, pasi që mori karton të kuq, që e suspendon për tre ndeshje moslojë, në të gjitha garat e organizuara nga Federata spanjolle.

Mirëpo, sot është bërë e ditur se dënimi i Mbappes është ulur në një ndeshje moslojë, pasi që qëllimi i tij ka qenë topi, edhe pse mori karton të kuq në përballje ndaj Alavesit.

Me këtë vendim, Mbappe nuk do të jetë në dispozicion të Carlo Ancelottit vetëm këtë fundjavë, ndaj Athletic Bilbaos, të dielën më 20 prill. Ndërkaq, ai do të jetë plotësisht i gatshëm për El Clasicon e Kupës së Mbretit, në përballje ndaj Barcelonës që luhet më 26 prill.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga