KOMUNIKATË E REAL MADRIDIT

E fundit: Real Madrid do të paraqitet në finale të Kupës!
25 April, 2025 @22:55
Pas spekulimeve si rrufe brenda pasdites së sotme, konferencës së dhimbshme për shtyp të referëve dhe bisedave deri në mospjesmëarrjen e Real Madridit në finalen e Copa Del Rey nesër mbrëma - ka ardhur reagimi i klubit mbretëror.
Real Madrid ka konfirmuar se do të luajë ndeshjen ndaj Barcelonës, finalen e Kupës së Mbretit që luhet nesër mbrëma në stadiumin olimpik të Seviljës. Për më tepër, madrilenët në njoftim kanë shkruar se ata asnjëherë nuk kanë konsideruar mosparaqitjen në finale.
“Klubi bën të ditur se deklaratat e pamatura të gjyqtarëve të kësaj ndeshjeje, të bëra 24 orë para finales, nuk mund të ndalojnë një ngjarje globale që shikohet nga qindra miliona njerëz në mbarë botën, të atyre që planifikojnë të udhëtojnë në Seviljë dhe atyre që veçse janë akomoduar në kryeqytetin andaluzian. Real Madrid beson se vlerat e futbollit do të fitojnë, përkundër të gjitha atyre që u manifestuan nga gjyqtarët e ndeshjes kundër klubit tonë,” ka shkruar ndër të tjera në njoftim.
Finalja e Kupës së Mbretit, Barcelona - Real Madrid zhvillohet nesër mbrëma në “La Cartuja” të Sevillës me fillim prej orës 22.00.