Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZHVILLIME TË PAPRITURA PARA FINALES

Dramë në Spanjë! Real Madrid shqyrton mosdaljen në finale të CopaDelRey

Dramë në Spanjë! Real Madrid shqyrton mosdaljen në finale të CopaDelRey


25 April, 2025 @20:52

Finalja e Copa del Rey, që pritet të luhet nesër mbrëma në “La Cartuja” të Seviljës është vënë në rrezik! Florentino Perez, kryetar i Real Madridit ka vënë në dyshim paraqitjen e ekipit të tij në finale të Kupës së Mbretit që luhet prej orës 22.00 ndaj Barcelonës nesër mbrëma në stadiumin olimpik të Seviljës.

Kjo, pasi që Real Madrid ka shfaqur ankesa për referim, sipas Marcës së afër me madrilenët ndaj menaxherit të VAR-it në RFEF (Federata e Futbollit të Spanjës) Gonzalez Fuertes. Për këtë, Real Madrid ka kërkuar që së paku të ndërrohen gjyqtarët e ndeshjes finale të Kupës së Mbretit.

RFEF ka refuzuar kërkesën e Real Madridit, ndërsa me shumë interes pritet të shihet se çka do të ndodhë pas darkës solemne sonte në Seviljë, një natë para finales së madhe. Refuzimi i RFEF-it për ndërrim të gjyqtarëve, bën që e tërë fatura t’i orientohet Komisionit Teknik të referëve në Spanjë.

Perez nuk do të udhëtojë sonte në Sevilja për darkë solemne, ndërkaq mediat spanjolle njoftojnë se ai ka aranzhuar aeroplanin për të dielën. Federata shpreson që pos darkës dhe stërvitjeve, gjërat nuk do të përkeqësohen më tepër, derisa mbetet të shihet se si do të vendoset përfundimisht nga tabori madrilen.

Ricardo de Burgos Bengoetxea është refer kryesor i ndeshjes, ndërkaq Pablo Gonzales Fuertes është kryesori në VAR. Bengoetxea qau në konferencë për shtyp para ndeshjes, për shkak të kritikave të ashpra nga TV i Real Madridit, ndërsa ka theksuar se ofendime e sharje ka pësuar edhe familja e tij, pos tij.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga