COPA DEL REY — FINALJA

Kounde vendos në vazhdime, Barcelona fiton Real Madridin dhe trofeun e Kupës
27 April, 2025 @2:01
Barcelona ka fituar Kupën e Mbretit (Copa del Rey) pas një ndeshjeje dramatike ndaj rivalit të përjetshëm Real Madrid, duke triumfuar 3-2 [Pedri 28’, Ferran 84’, Kounde 116’—Mbappe 70’, Tchouameni 77’] pas kohës shtesë në Seviljë.
Pas një barazimi 2-2 në 90 minuta, kur gjithçka po shkonte drejt penalltive, mbrojtësi Jules Kounde realizoi një gol spektakolar nga 22 metra largësi, duke i dhuruar Barcelonës trofeun e çmuar. Ai kontrolloi topin jashtë zonës dhe lëshoi një goditje të fuqishme në cepin e poshtëm të portës.
Barcelona dominoi pjesën e parë dhe kaloi në avantazh falë një goditjeje të jashtëzakonshme të Pedrit nga jashtë zone, pas një asisti të bukur të Lamine Yamal.
Real Madridi u ringjall pas hyrjes në lojë të Kylian Mbappe, i cili fitoi dhe shënoi një goditje dënimi që përfundoi në rrjetë pasi preku shtyllën. Më pas, Aurelien Tchouameni përmbysi rezultatin duke shënuar me kokë nga një goditje këndi e Arda Guler.
Megjithatë, Barcelona barazoi kur Ferran Torres përfitoi nga një pasim i gjatë i Yamal, kaloi portierin Thibaut Courtois dhe shënoi me qetësi.
Në minutat shtesë të kohës së rregullt, Barça u duk se fitoi një penallti pas një ndërhyrjeje të Raul Asencios ndaj Raphinhes, por pas shqyrtimit me VAR, vendimi u anulua.
Në kohën shtesë, ishte Kounde ai që vulosi fatin e ndeshjes me golin e tij të katërt këtë sezon.
Ndeshja u përmbyll me tensione të larta, pasi Antonio Rudiger dhe Lucas Vazquez të Real Madridit morën kartonë të kuq direkt nga pankina për protesta.
Përndryshe, Barcelona është rekord-fituese e Copa del Rey, me sonte duke e fituar të 32-tën. Real Madrdi nuk është as i dyti në këtë garë, i treti (20).