TRAJNERI I RI

Një kroat në krye të Ferizajit
11 October, 2022 @20:42
Ferizaji ka emëruar trajnerin e ri të ekipit pas dorëheqjes së Arbnor Morinës në xhiron e kaluar të Superligës.
Ai është trajneri kroat Andrej Panadic, i cili së fundmi ka qenë trajner i ekipit Rudar Velenje, ndërsa para kësaj ka punuar edhe me Istrën dhe LASK-un e Austrisë.
Sipas informatave që ka dhënë KF Ferizaji në komunikatë për trajnerin, ai do të zbarkojë nesër në Kosovë, për të arritur te ekipi i tij i ri, ndërsa kryesia e klubit shpreson që ai me përvojën e tij të ngrit cilësinë e ekipit.
Panadic 53-vjeçar nesër pasi që të arrijë në Kosovë, do të nënshkruajë edhe zyrtarisht marrëveshjen me KF Ferizajin në ambientet e klubit.