PLAYER RATINGS
Notat e futbollistëve: Gjeorgjia-Shqipëria
14 October, 2024 @20:34
Një ndeshje me angazhim të jashtëzakonshëm në çdo cep të fushës, ka bërë që Shqipëria të dalë fituese në Gjeorgji, ndërsa këtë e ka arritur për herë të parë në histori.
Asnjëherë më parë Shqipëria nuk kishte mposhtur Gjeorgjinë jashtë. E sonte “Mikheil Meskhis” u dridhë, ndërsa shqiponjat festuan në fund.
Fitorja e dytë në grup për Shqipërinë ka ardhur në momentin e duhur, ndërsa interisti Kristjan Asllani ka shënuar golin vendimtar pas një pasimi të debutuesit si startues, Indrit Tucit.
TopSporti.com pas ndeshjes ka dhënë notat për futbollistët e Shqipërisë, pas paraqitjes së tyre në këtë duel ndaj gjeorgjëve në Tbilisi.
NOTAT E FUTBOLLISTËVE TË SHQIPËRISË:
Thomas Strakosha, 7
-
Ardian Ismajli, 8
Arlind Ajeti, 7.5
Ivan Balliu, 7
Mario Mitaj, 7.5
-
Ylber Ramadani, 7
Kristjan Asllani, 8
Qazim Laçi, 7.5
-
Nedim Bajrami, 7.5
Jasir Asani, 7
Indrit Tuci, 7.5
-
ZËVENDËSUESIT:
Mirlind Daku, 6
Taulant Seferi, 5.5.