Të gjitha lajmet

GAME 3: NUGGETS - LAKERS

Nuggets ngushton epërsinë, rriten shpresat

Nuggets ngushton epërsinë, rriten shpresat


23 September, 2020 @9:35

Skuadra e Denver Nuggetsit nuk u dorëzua ndaj Los Angeles Lakers.

Në ndeshjen e tretë të serisë finale të Konferencës Perëndimore, Nuggets e mposhti kundërshtarin me rezultat 114-106.

Për dallim nga dy ndeshjet e para, lojtarët e Denverit ishin më të fokusuar për fitore dhe e arritën qëllimin në fund.

Ylli i Denverit Jamal Murray përsëri ishte në skenë. Ai shkëlqeu me 28 pikë, 12 asistime e 8 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Jerami Grant me 26 pikë dhe Nikola Jokic me 22 pikë e 10 kërcime.

Te Lakers super ylli LeBron James luajti me shifrat magjike triple-double prej 30 pikëve, 11 asistime e 10 kërcimeve, por nuk mjaftoi për fitore.

Rezultati në këtë seri është 2-1 në favor të Lakersave. Ndeshja e katërt do të luhet më 25 shtator në ora 03:00.

WARRIORS - SPURS

Curry afër shifrave magjike, GSW triumfon

21 January, 2021 @10:13

Golden State Warriors e mposhti San Antonio Spursin me rezultat 121-99. Super ylli Stephen Curry, shkëlqeu ndaj kundërshtarin me 26…

CAVS - NETS

Brooklyn pëson edhe me 3 super-yjet

FOTO / NBA

21 January, 2021 @10:03

Skuadra e Brooklyn Netsit, ka pësuar ndaj Cleveland Cavaliersit pas 2 vazhdimeve me rezultat 147-135. Në këtë ndeshje për herë…

ZYRTARE

Nga Philadelphia 76ers në Fenerbahçe

20 January, 2021 @15:02

Skuadra turke nga Euroleague, Fenerbahçe Beko, ka nënshkruar me basketbollistin nga NBA, Kyle O’Quinn. Aloja 208 centimetërshe që së fundi…

JAZZ - PELICANS

6 fitore rresht, ngriten në pozitën e dytë

20 January, 2021 @10:01

Forma e mirë e Utah Jazzit, vazhdoi edhe në ndeshjen kundër New Orleans Pelicans. Jazz e mposhti kundërshtarin me rezultat…

NETS - BUCKS

64 pikë nga dyshja Harden & Durant

19 January, 2021 @10:01

Brooklyn Nets e mposhti Milwaukee Bucksin me rezultat 125-123. Dyshja James Harden e Kevin Durant së bashku luajtën me 64…

Të gjitha lajmet nga NBA