Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDIN KËRVESHI

Nuk kishim fat

Nuk kishim fat


25 March, 2023 @23:10

Trajneri i Ponte Prizrenit Edin Kërveshi, përkundër gjithë mundit nuk arriti me ekipin e tij që të siguron PlayOffin dhe tani do të kërkojë mbijetesën në Superligë përmes ndeshjeve të PlayOutit.

I dëshpëruar që asnjëherë nuk i përcolli fati në ndeshjet vendimtare, Kërveshi bëri të ditur se ekipi i tij në disa momente ra plotësisht nga loja, por arriti të këndellet dhe diferencën e madhe në rezultat e ktheu në të mirë të ekipit.

“Loja ishte si nëpër seriale. Pjesët ishin si nata me ditën. Në momentet e rënies nuk e njihja as unë ekipin, por u këndellem, bile aq mirë saqë dolëm në epërsi. Në fund ndodhi si në lojën e kaluar. Ishim në epërsi, por topi mbeti në hark, Vëllaznimi e mori shënoi dhe fitoi. Nuk kishim fat. Tash do të pushojmë disa ditë dhe do të luajmë përballjet e PlayOutit ku duhet dhënë maksimumi, ndërsa më pas do të analizojmë sezonin dhe do të mendojmë për stinorin tjetër,” - ka thënë ndër të tjera trajneri Edin Kërveshi.

Ponte Prizreni tash pret kundërshtarin nga finalja e PlayOffit të Ligës së Parë ku takohen Istogu - Bora. Ekipi humbës i kësaj serie do të ndeshet me Ponte Prizrenin për sigurimin e Superligës 2023/24.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga