Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PERËNDIM

Mundësia e artë e Oklahomës dështoi, Warriors në finale!

Foto: GSW Official

Mundësia e artë e Oklahomës dështoi, Warriors në finale!


31 May, 2016 @5:38

Edhe pse në avantazh të serisë 3-1, Oklahoma City Thunders u treguan të papërvojë dhe pësuan humbje edhe sonte, duke bërë që të kenë 3 humbje rresht dhe të mos e arrijnë finalen e madhe të NBA.

Ndërkohë kampioni në fuqi tregoi se nuk dorëzohet lehtë dhe në ndeshjen e shtatë të serisë nuk gaboi në shtëpi, duke e arritur kështu finalen e dytë radhazi.

Më meritorët për këtë fitore ishin Steph Curry me 36 pikë e 8 asistime dhe Klay Thompson me 21 pikë e 5 kërcime. Paraqitje të mirë pati edhe banka rezervë e Warriors, sidomos në mbrojtje.

SKEMA PLAYOFF

Në anën tjetër, Oklahoma e cila u tregua e papërvojë në çastet vendimtare dhe shkatërroi gjithçka që kishte krijuar në 4 ndeshjet e para, sonte ishte nën udhëheqjen e zakonshme të dyshes Kevin Durant e Russell Westbrook, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ishte në nivelin e zakonshëm. Durant e mbylli me 27 pikë e 7 kërcime, kurse Westbrook pati 19 pikë e 13 asistime.

Në finale, Golden State Warriors do të përballen me Cleveland Cavaliers dhe ndeshja e parë e serisë fillon me 2 qershor.


 
Të gjitha lajmet nga