NGA FEDERATA
FBK kujton afatin për delegatë
Teksti: FBK
30 May, 2016 @9:10
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) edhe një herë ua kujton anëtarëve të saj se të martën më 31 maj, në ora 14:00 skadon afati i dorëzimit të autorizimeve për delegatë.
I njëjti afat vlen edhe për dorëzim të nominimeve për kryetar të FBK-së, për klubet që vendosin të bëjnë nominime.
Duhet theksuar se të drejtë vote kanë anëtarët aktivë të FBK-së, të klasifikuar sipas rangut garues/veprimtarisë dhe atë:
Anëtarët e Superligës nga 2 delegatë: Sigal Prishtina, Peja, Bashkimi, Trepça, Golden Eagle Ylli, Vëllaznimi, Kerasan Prishtina dhe Rahoveci.
Anëtarët e Ligës së Parë nga 1 delegat: Drita, Kosova, AS Kastrioti, Prishtina e Re, Lipjani, Megasports, Kaçaniku dhe Newborn.
Liga e Femrave nga 1 delegat: Prishtina, Penza, Trepça, Bashkimi, Vëllaznimi, Kosova, Kastrioti, Drita, Sfera dhe Golden Eagle Ylli.
Shoqatat nga 1 delegat: Streetball Kosova, SHGJFBK, SHTBK, Sport 4 All, SHMBK dhe Handikos Kosova.
Kuvendi Zgjedhor i FBK-së do të mbahet më 7 qershor 2016, në ora 19:00 në “Swiss Diamond Hotel Prishtina”.