MEDIA
Me dy ekipe në FIBA Europe Cup
30 May, 2016 @8:39
Pas marrjes së lajmit që ekipet kosovare nuk do të mund të paraqiten në FIBA Champions League që nis në stinorin 2016/17, duket se dy ekipe kosovare do të marrin pjesë në FIBA Europe Cup.
Së paku këto janë sinjalet e para që vinë nga Dublini i Irlandës, ku është mbajtur Asambleja e Përgjithshme e FIBA Europe.
“Do të kemi vendim të veçantë të Bordit për këtë, por besoj se do t’i kemi dy ekipe. Do të thotë të dy ekipet në FIBA Europe Cup. Në Ligën e Kampionëve me gjasë nuk do të kemi përfaqësues në edicionin e parë,” ka thënë Erolld Belegu, kreu i FBK-së, shkruan Koha Ditore sot.