CORONA SEASON
O’Neal: Anulojeni stinorin
12 May, 2020 @2:34
Ish ylli i NBA-së që tash punon si analist nëpër televizionet amerikane, Shaquille O’Neal ka thënë se liga duhet të anulohet përfundimisht këtë sezon.
NBA u ndërpre në mars për shkak të pandemisë coronavirus dhe tashmë kanë filluar planet për rikthimin e lojtarëve në stërvitje.
Mirëpo, ish qendra e Lakersave dhe Magicut ka thënë qartë, ky sezon nuk do të jetë asnjëherë i njëjtë.
”Çdonjëri, shkoni në shtëpi, ruajeni shëndetin, kthehuni të gatshëm për stinorin e radhës. Cilido ekip që do të fitonte këtë stinor nuk do të shihej si fitore e merituar, pasi që shumë gjëra do të mund të ndërronin rrugës deri te finalet,” ka thënë 48 vjeçari O’Neal.
SHBA ka 1.4 milionë raste zyrtare të coronavirusit, derisa për shkak të pandemisë kanë ndërruar jetë mbi 80 mijë njerëz.