DALLAS MPOSHT KAMPIONIN
Pa Curryn, tjetër muhabet
31 December, 2015 @8:53
Kampioni aktual i NBA-së dhe lideri deri vonë i pamposhtshëm i ligës, Golden State Warriors, ka qenë një ekip tjetër pa MVP-në e lënduar, Stephen Curry mbrëmë.
Ata janë mposhtur pa shumë telashe nga Dallas Mavericks, ndërsa J. J. Barea ka shënuar 23 pikë në fitoren e ekipit të tij.
Zaza Pachulia ka përfunduar ndeshjen me double-double për Dallasin, duke shënuar 14 pikë e 15 kërcime në fitore, ndërsa veterani gjerman Dirk Nowitzki ka realizuar 18 pikë e 8 kërcime në fitore.
Ian Clark ka qenë më efikasi te ekipi kampion me 21 pikë të shënuara, ndërsa nga 12 pikë kanë shënuar Andre Igoudala e Maareese Speights që nuk kanë arritur të ndalin ekipin prej humbjes.
Dallas me këtë fitore ka ngritur bilancin në 19-13 ndërsa Golden State tashmë ka pësuar për herë të dytë në 31 ndeshje të zhvilluara këtë stinor dhe ka bilancin 29-2.
Video