Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VETERANI PËRSHËNDETET NGA PUBLIKU RIVAL

Kobe mposht Celticsin me double-double

Kobe mposht Celticsin me double-double


31 December, 2015 @8:38

15 pikë të shënuara dhe 11 kërcime të regjistruara për Kobe Bryantin në fitoren e Los Angeles Lakersit si mysafir i Boston Celticsit mbrëmë. 

Në 33 minutat e tij në parket ai regjistroi double-doublein e parë të stinorit të fundit në karrierë. Veteranit pranë pensionimit i ndihmuan edhe Jordan Clarkson me 24 dhe Lou Williams me 19 pikë për fitore. 

Te Bostoni, Isaiah Thomas dhe Evan Turner me 24, përkatësisht 20 pikë të shënuara nuk kanë arritur të vazhdojnë serinë e fitoreve për ekipin e tyre, kurse pranë dyshifrorit të dyfishtë për herë të 173-të në karrierë publiku brohoriste “Kobe! Kobe!” në minutën e fundit të ndeshjes për ta përshëndetur sportivisht rivalin e madh të ekipit. 

“Nuk mund të besoj se kjo është ndeshja ime e fundit këtu. Më duket se dje kemi qenë në finale të dy ekipet,” ka thënë ndër të tjera 37 vjeçari Bryant, që kujtoi finalet e vitit 2008 dhe 2010 Lakers - Celtics

Lakers pas kësaj fitoreje ka bilanc 6-27 ndërsa Celtics 18-14.


Video



 
Të gjitha lajmet nga NBA