FTESAT E SHQIPËRISË PËR DUELET VENDIMTARE

Pa mbrojtësit kryesorë, lista e Rejës për ndeshjet kryesore të Shqipërisë
16 September, 2022 @10:27
Shqipëria ka bërë publike ftesat e Edy Rejës për ndeshjet vendimtare të kuqezinjëve në përballjet e Ligës së Kombeve. Shqipëria ka mundësi që të kryejë grupin si fituese, nëse arrin dy fitore në dy ndeshjet e fundit dhe të sigurojë kalimin në Ligën A të Kombeve, por edhe të sigurojë PlayOffin për EURO 2024.
Mungesat e ditura dhe të pritura, Marash Kumbulla dhe Berat Gjimshiti, të 11-shes standarde, të lënduar, në ndeshjet më të rëndësishme të skuadrës.
Sidoqoftë, Reja ka bërë zgjidhjet e mundshme, ndërsa cilët do të jenë lojtarët që do të zëvendësojnë Kumbullën e Gjimshitin në 11-she, pritet të shihen pas disa ditëve stërvitje.
Përgjithësisht, mesfusha dhe sulmi janë kompletuar, ndërsa lista e plotë e Rejës, që do të mbajë konferencën e parë për shtyp para ndeshjeve vendimtare pak pas mesditës sot, është si mëposhtë.
TABELA AKTUALE, REZULTATET dhe ORARI I NDESHJEVE
SHQIPËRIA:
Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati.
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Arlind Ajeti, Albi Doka, Fred Veseli, Adrian Bajrami, Ermir Lenjani, Ivan Balliu.
Mesfushorë: Keidi Bare, Amir Abrashi, Qazim Laci, Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Endri Cekici, Klaus Gjasula, Nedim Bajrami.
Sulmues: Myrto Uzuni, Armando Broja, Taulant Seferi, Sokol Cikalleshi.