KORABI-PARTIZANI
Partizani kap Kukësin me fitore ndaj Korabit
18 March, 2017 @18:41
Skuadra e Partizanit të Tiranës ka kapur kreun e tabelës, ku tashmë me 52 bashkë i është ngjitur Kukësit. Barazimi i djeshëm i Kukësit në derbi ndaj Skënderbeut, është shfrytëzuar maksimalisht nga ekipi i drejtuar prej Sylejman Starovës të cilët mposhtën lehtë Korabin e ç‘regjistruar nga Kategoria Superiore tashmë.
Golat e Partizanit erdhën në një 2 minutësh të pjesës së parë, kur pas autogolit të Elvis Prençit, Caleb Ekuban shtoi epërsinë në aksionin e radhës për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij, 0-2 dhe për të çuar lehtë ndeshjen deri në fund.
Kukësi e Partizani tani kanë nga 52 pikë në krye, derisa Skënderbeu i ndjek ata me 2 pikë më parë, pas 26 xhirove të zhvilluara në Kategorinë Superiore shqiptare.