ISMET MUNISHI
Munishi: Na shtohen shpresat
18 March, 2017 @16:49
Dy fitore në dy xhirot e fundit për Dritën e Ismet Munishit bëjnë që gjilanasit të ngriten një pozitë në klasifikim, duke kaluar mbi Ferizajin që luan nesër.
“Prishtina ka pasur ndeshje në Kupë në mesjavë, ndërsa ne kemi pushuar dhe kjo na ndihmoi. Një fitore e madhe që na shton shpresat për t’i ikur barazhit,” e ka cilësuar Munishi fitoren e sotme të Dritës ndaj Prishtinës.
Drita pas shumë kohësh është shkëputur nga pozita e dhjetë në të nëntën. Por, ata mund të bien aty përsëri nëse Ferizaji barazon ose mposht Lirinë nesër.