WEST HAM - LEICESTER
Kampioni s’ndalet së fituari pas Ranierit
18 March, 2017 @18:01
Leicester City ka shënuar edhe fitoren e tretë me radhë në Premier Ligë me kryetrajnerin e ri të skuadrës, Craig Shakespeare, ndërsa të katërtën me radhë në të gjitha garat!
Lojtarët sikur kanë kthyer frymën e kampionit pas largimit të Claudio Ranierit, ndërsa Leicester City ka mposhtur West Ham Unitedin e Slaven Bilicit në një ndeshje ku u treguan muskujt shumë.
Riyad Mahrez dhe Robert Huth shënuan shpejt për 0-2. Ndërsa Manuel Lanzini i vendasve uli në 1-2. Krejt kjo për 20 minutat e para të lojës.
Më pas, para fundit të 45 minutave të para, Jamie Vardy e bëri 1-3 për dhelprat, derisa në pjesë të dytë londinezët vetëm ulën epërsinë përmes Andre Ayewit.
Leicester City ka arritur kuotën e 30 pikëve tash, derisa West Ham mbetet me 33 pikë.
west ham 2-3 Leicester city All Goals by AllReplayGoals