Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 5: LAKERS - NUGGETS

Pas 10 vitesh Lakers në finale, LeBron në histori

FOTO / Lakers

Pas 10 vitesh Lakers në finale, LeBron në histori


27 September, 2020 @8:10

Los Angeles Lakers, duke e mposhtur Denver Nuggetsin edhe në ndeshjen e pestë të serisë, u kualifikua në finalen e madhe pas 10 viteve.

Lakers e mposhti kundërshtarin me rezultat 117-107 dhe e përfundoi serinë me 4 fitore duke pësuar vetëm 1 herë.

Super ylli i Lakersave LeBron James, shkëlqeu me triple-double prej 38 pikëve, 16 kërcimeve e 10 asistimeve, derisa partneri i tij Anthony Davis luajti me 27 pikë e 5 kërcime.

Te Denver më i miri ishte Jerami Grant me 20 pikë e 9 kërcime.

Për LeBron Jamesin kjo do të jetë finalja e 10 në karrierën e tij dhe kështu ai bëhet lojtari i katërt në histori të NBA-së që e arriti këtë (Bill Russell 12, Sam Jones 11 dhe Kareem Abdul-Jabbar 10).

Lakers në finalen e madhe do të takohet me fituesin nga dueli Boston Celtcis - Miami Heat, ku rezultati aktual është 3-2 në të mirë të Miamit.


 
Të gjitha lajmet nga NBA