GAME 6: HEAT - LAKERS

FOTO / NBA
Pas 10 viteve, Lakers kampion i NBA-së
12 October, 2020 @9:00
Los Angeles Lakers, duke e mposhtur Miami Heatin në ndeshjen e gjashtë të serisë me rezultat 93-106 u shpall kampion i NBA-së për stinorin 2019/20.
Ndeshja përfundoi me dominimin total të Lakersave. Ata nga minuta e parë e deri në fund nuk e lëshuan asnjëherë epërsinë, ku gjatë ndeshjes epërsia shkoi deri në 36 pikë.
Super ylli i Lakersave LeBron James ishte lojtari i ndeshjes. King James shkëlqeu me shifrat magjike triple-double prej 28 pikëve, 14 kërcimeve e 10 asistimeve, derisa u ndihmua edhe nga Anthony Davis me 19 pikë e 15 kërcime dhe Rajon Rondo me 19 pikë të tjera.
Në anën tjetër te Miami më i miri ishte Bam Adebayo me 25 pikë e 10 kërcime, kurse Jimmy Butler në këtë ndeshje luajti me vetëm 12 pikë. Vlen të përmendet edhe rikthimi i Goran Dragicit pas lëndimit të tij. Ai luajti me 5 pikë, 5 kërcime e 2 asistime.
Lakers e mposhti Miamin me rezultat 4-2 në seri dhe e regjistroi titullin e 17 në histori të klubit. MVP i finaleve u zgjodh LeBron Jamesi, derisa për të ishte titulli i katërt në karrierën e tij.
Titulli i fundit i Lakersave ishte në sezonin 2009/10.
WARRIORS - SPURS

21 January, 2021 @10:13
Golden State Warriors e mposhti San Antonio Spursin me rezultat 121-99. Super ylli Stephen Curry, shkëlqeu ndaj kundërshtarin me 26…
CAVS - NETS

FOTO / NBA
21 January, 2021 @10:03
Skuadra e Brooklyn Netsit, ka pësuar ndaj Cleveland Cavaliersit pas 2 vazhdimeve me rezultat 147-135. Në këtë ndeshje për herë…
ZYRTARE

20 January, 2021 @15:02
Skuadra turke nga Euroleague, Fenerbahçe Beko, ka nënshkruar me basketbollistin nga NBA, Kyle O’Quinn. Aloja 208 centimetërshe që së fundi…
JAZZ - PELICANS

20 January, 2021 @10:01
Forma e mirë e Utah Jazzit, vazhdoi edhe në ndeshjen kundër New Orleans Pelicans. Jazz e mposhti kundërshtarin me rezultat…
NETS - BUCKS

19 January, 2021 @10:01
Brooklyn Nets e mposhti Milwaukee Bucksin me rezultat 125-123. Dyshja James Harden e Kevin Durant së bashku luajtën me 64…