KUPA E KOSOVËS / FINALJA
Pas 5 vitesh, Kupa kthehet në Pejë
15 February, 2020 @22:20
Pas 5 vitesh pritjeje, durimit i erdhi fundi. Peja ka arritur të fitojë Kupën e Kosovës për herë të parë që prej vitit 2015.
Skuadra e Pejës e nisi ndeshjen si rufe, ku e mbylli çerekun e parë me 17 pikë epërsi.
Ylli në çerekun e dytë e zbuti epërsinë vetëm në një pikë, derisa këndellja erdhi në çerekun e tretë.
Në 10 minutëshin e tretë, skuadra suharekase e ngushtoi epërsinë e Pejës në 6 pikë, kurse Peja e kontrolloi ndeshjen në çerekun e katërt për ta mposhtur kundërshtarin me rezultat 79-64.
Nigel Johnson ishte më i miri me 20 pikë, 11 asistime e 6 kërcime. Te Peja u dalluan edhe Henrik Sirko me 16 pikë e 9 kërcime dhe Drilon Hajrizi me 13 pikë e 9 kërcime të tjera.
Vlen të ceket edhe loja e dobët e yllit Dardan Berisha, i cili luajti me vetëm 9 pikë, kurse nga 12 tentime që i bëri nga vija e treshit shënoi vetëm një herë.
Te Ylli u veçuan Samir Zekiqi me 20 pikë dhe Jameel McKay me 12 pikë e 15 kërcime, të cilët ishin të vetmit me pikë dyshifrore.
Kjo ishte Kupa e gjashtë i Pejës në histori të klubit.