Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIP

Pas asistit, vjen edhe goli i Valon Berishës

Pas asistit, vjen edhe goli i Valon Berishës


19 November, 2017 @18:19

Pas asistimit te goli i parë, Valon Berisha ka shënuar golin e dytë për Salzburgun sonte, për ta ndihmuar kështu këtë skuadër ta fitojë takimin ndaj Sturm Grazit.

Valon Berisha golin e gjeti nga pika e bardhë, ashtu siç e kishte gjetur edhe me fanellën e Kosovës ndaj Finlandës në Turku, ndërsa takimi i sotëm u mbyll me rezultatin përfundimtar 5-0.

Kjo fitore bën që Salzburgu të ngjitet në vendin e parë në elitën e futbollit austriak, duke e lënë pas vetes pikërisht Sturm Grazin, kundërshtarin e sotëm.


 
Të gjitha lajmet nga