Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHEJNË AMERIKANIN

Pas humbjes, KB Prizreni reagon duke sjellë Dee Franklinin në ekip

Pas humbjes, KB Prizreni reagon duke sjellë Dee Franklinin në ekip


12 September, 2022 @12:37

Skuadra e Prizrenit ka bërë të ditur sot se ka arritur marrëveshje për rikthimin e basketbollistit amerikan në ekip, Dee Franklin.

Ponte Prizreni u mposht nga Trepça në nismë të stinorit në përballjen e zhvilluar dje, ndërsa sot ka bërë të ditur se rikthen në ekip amerikanin 30-vjeçar që ka qenë pjesë e ekipit dy edicione më parë.

“Dee Franklin rikthehet te Ponte. Amerikani i cili para dy edicioneve ishte pjesë e skuadrës, Dee Franklin, rikthehet në skuadrën tonë. I njëjti do të debutojë në fanellën tonë në fundjavë kundër Pejës,” ka bërë të ditur ndër të tjera njoftimi i ekipit të KB Prizrenit.

Franklin së fundi ka qenë pjesë e Hamarit në Islandë, ndërsa ka pasur mesatare prej 26.3 pikëve dhe 7.7 kërcimeve për ndeshje atje.

Ai pritet të luajë që në ndeshjen e radhës për ekipin bardhezi nga qyteti i vjetër dhe atë ndaj Pejës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga