Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA ÇEREKFINALEVE

Pas ndeshjeve të para të fazës së dytë, 4 ekipe mbesin të pamposhtura

Pas ndeshjeve të para të fazës së dytë, 4 ekipe mbesin të pamposhtura


1 September, 2023 @19:30

Janë zhvilluar sot të gjitha ndeshjet e para të fazës së dytë grupore në Botërorin e basketbollit që po mbahet në Filipine, Indonezi e Japoni. Pas dueleve të zhvilluara sot, tashmë kanë mbetur vetëm 4 skuadra që s’kanë përjetuar asnjë humbje në Botëror.

Rokas Jokubaitis

SHBA, Lituania, Gjermania dhe Sllovenia janë ekipet që s’kanë përjetuar humbje, ndërsa shihen edhe si favorite për tutje. Mirëpo, pas xhiros së fundit të mbetur dhe dueleve në program, atëherë do të mbeten vetëm dy ekipe pa humbje që do të plasohen në çerekfinale!

Luka Doncic

Fitore të mëdha sot shënuan Letonia dhe Brazili. Letonia mposhti në kuadër të Grupit L Spanjën 74-69, ndërsa Brazili Kanadanë e pamposhtur deri sot, 69-65. Duelet e fundit të Grupit I dhe L do të jenë vendimtare, pasi që fituesi do të sigurojë çerekfinalen.

Gjendja në grupe, pas ndeshjeve të sotme është kështu:

GRUPI I:
1. Serbia 3-1
2. Rep. Dominikane 3-1
3. Italia 3-1
4. Porto-Riko 3-1.

Ndeshjet e fundit në këtë grup:
Italia - Porto-Riko
Rep. Dominikane - Serbia

GRUPI J:
1. SHBA 4-0
2. Lituania 4-0
3. Mali i Zi 2-2
4. Greqia 2-2.

Ndeshjet e fundit në këtë grup:
Greqia - Mali i Zi
SHBA - Lituania

GRUPI K:
1. Gjermania 4-0
2. Sllovenia 4-0
3. Australia 2-2
4. Gjeorgjia 2-2.

Ndeshjet e fundit në këtë grup:
Australia - Gjeorgjia
Gjermania - Sllovenia

GRUPI L:
1. Kanada 3-1
2. Spanja 3-1
3. Brazili 3-1
4. Letonia 3-1.

Ndeshjet e fundit në këtë grup:
Brazili - Letonia
Spanja - Kanada.


 
Të gjitha lajmet nga International