I KTHEHEN FITORES, PËR MBYLLJE TË STINORIT

Pas tre ndeshjesh pa fitore, Trepça triumfon dhe mbyllë stinorin me fitore
18 May, 2025 @14:56
Ekipi mitrovicas i drejtuar nga Edi Martini, që veçse ka arritur marrëveshje me Vllazninë e Shkodrës për stinorin tjetër, ka mbyllur stinorin me fitore në Pejë, duke e mposhtur Besa Pejën, Besa Peja - Trepça 1-2 [Lion Cahani 44’—Paulo Carvalho 4’, Endrit Emini 47’].
Me këtë rezultat, Trepça mbylli stinorin në pozitë të pestë të Grupit A të Ligës së Parë me 42 pikë, ndërkaq Besa Peja në pozitë të gjashtë me 32 pikë.