Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË KRYEQYTET

Pavle Djurisic - shtesë nën kosh për Prishtinën

Pavle Djurisic - shtesë nën kosh për Prishtinën


5 September, 2022 @21:10

Alo-qendra malazeze, Pavle Djurisic, është shtesa e re e Prishtinës, që po përgatitet fuqishëm për FIBA Europe Cup!

Basketbollisti në fjalë për herë të fundit ka qenë pjesë e ekipit të kryeqytetit belg, Phoenix Brussels, ku ka pasur mesatare prej 13 pikësh për ndeshje, 5.7 kërcime dhe 0.8 asistime për lojë.

“Pavle Djurisic, 22 vjeçar, i gjatë 207cm është lojtari i radhës që i bashkohet Sigal Prishtinës. Djurišić më parë ka luajtur në ligën e kolegjeve në NCAA me skuadrën Austin Peay Governors për të vazhduar me paraqitje të shkëlqyeshme në sezonin e parë si profesionist në elitën belge. Në sezonin 2020/21 luajti për skuadrën nga kryeqyteti belg, Phoenix Brussels ku për 26 ndeshje ka arritur mesatare prej 13.0 pikë dhe 5.7 kërcimesh për ndeshje dhe ishte vlerësuar si lojtari më i dalluar i ekipit,” ka shkruar Prishtina në njoftimin e saj duke e zyrtarizuar lojtarin si ardhje e re në ekip.

Pavle Djurisic

Këto statistika të lojtarit janë për sezonin 2020/21, ndërsa nuk janë gjetur për stinorin e kaluar.

Prishtina që këtë stinor do të drejtohet nga Ekrem Memnun ka bërë përforcime të mëdha para edicionit 2022/23 garues, ndërsa përgatitjet i ka nisur muajin e kaluar.

Stinori i ri i Superligës nis fundjavën që vjen, ndërsa pos kësaj ekipi është duke u koncentruar edhe në kualifikime për fazën grupore të FIBA Europe Cup.

Prishtina gjithashtu ka bërë të ditur se nëse nuk arrin kualifikimin në FIBA Europe Cup, atëherë do të jetë pjesë e një lige të re të basketbollit ENBL, ku kryesisht marrin pjesë ekipe nga vendet e Evropës Verilindore.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga