PEJA - YLLI
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Peja bindshëm ndaj Yllit
15 December, 2019 @19:12
Skuadra e Pejës, e mposhti Yllin me rezultat 92-73 në ndeshjen e luajtur në palestrën “Karagaç”.
Rezultati në çerekun e parë ishte i ngushtë, derisa pejanët e krijuan epërsinë në çerekun e dytë për të mos e lëshuar më deri në fund të ndeshjes.
Drilon Hajrizi ishte koshashënuesi më i mirë me 23 pikë, derisa u dalluan edhe Arbër Berisha me double-double prej 18 pikëve e 10 kërcimeve, Henrik Sirko me 15 pikë, Nigel Johson me 13 pikë të tjera.
Te Ylli u veçuan Jameel McKay me 20 pikë e 7 kërcime, Mike Throne me 16 pikë, Valon Bunjaku me 13 pikë e 7 asistime dhe Samir Zekiqi me 11 pikë të tjera.
Peja me 8 fitore e 7 humbje gjendet në pozitën e gjashtë, derisa Ylli me 10 fitore e 5 humbje është në TOP 4-shen e Superligës.
Në xhiron e fundit të stinorit vjeshtor, Peja takohet me Rahovecin, ndërsa Ylli me Prishtinën.