SONTE NË UNVIERSIADA
Peja e nis vitin në Sofje
13 January, 2016 @9:19
Ekipi i pamposhtur në Superligë dhe me një humbje të vetme gjatë gjithë stinorit të ri në të gjitha garat, Peja, nis sonte vitin 2016.
Peja është mysafire e Levski 2014 në Sofje të Bullgarisë në kuadër të BIBL, ndërsa ka siguruar fazën e dytë dhe atë nga vendi i parë në Grupin B.
Verdhezinjtë së fundi kanë regjistruar edhe përforcimin e radhës për pjesën tjetër të stinorit, Nicholas Covington.
Përballja nis në ora 17 sot me kohën tonë lokale, ndërsa referohet nga Ademir Zurapovic, Petar Denkovski dhe Vladan Sundic.