PËRFORCIM TE BASHKIMI
Shënuesi më i mirë i ligës malazeze, te Bashkimi
12 January, 2016 @11:50
Pas largimit të Gerti Shimës nga Bashkimi, ekipi prizrenas ka përforcuar radhët e veta me basketbollistin amerikan Griffin Ramme.
Ramme, së fundi ka luajtur për ekipin malazez, Strsljen. Ramme ka dalë nga kolegji amerikan Chapman, ndërsa ka nisur karrierën profesionale në Europë, në Mal të Zi.
Ai ka ardhur te ekipi prizrenas pasi që ekipi malazez përjetoi një krizë financiare.
Ai është organizator dhe është 190 centimetra i gjatë. Ramme ka pasur mesatare prej 20.7 pikëve për ndeshje, 3.6 asistimeve dhe 3.4 topa të vjedhur në elitën e basketbollit malazias.