LIGA BALLKANIKE
Peja e Prishtina pushojnë këtë javë
25 February, 2014 @11:59
Mesjava e basketbollit në Balkan League do të kalojë pa ndeshje të ekipeve kosovare. Sipas renditjes dhe orarit, sot, nesër dhe pasnesër luhet nga një ndeshje në ditë, derisa Peja e Sigal Prishtina pushojnë.
Teodo e Tivatit do t’i luajë brenda këtyre dy ditëve dy ndeshje në Maqedoni ndaj Kozuvit e Kumanovës, derisa Galil Gilboa pret Craiovën në Izrael.
Peja dhe Sigal Prishtina pushojnë në javën e fundit të muajit shkurt, derisa pritet të ndezin motorët para duelit derbi mes veti në Karagaç.
Po afrohet fundi
Peja dhe Sigal Prishtina takohen në derbin e ligës ballkanike më 4 mars. Të dyja skuadrat do të shënojnë përballjen e parë me trajnerë të ri në edicion, pasi që Boban Savovic morri Pejën pas Danijel Lutz, derisa Marin Dokuzovski u bë pasardhës i Ceyhun Cabadakut te Sigal Prishtina.
Për më tepër liga ballkanike i është afruar fundit të kampionatit të rregullt duke mbetur edhe katër xhiro të rregullta, ku Peja luan me Sigal Prishtinën (viziton Teodon, Galil Gilboan dhe shkon në Botevgrad për ndeshje me Balkanin) derisa Sigal Prishtina pas Karagaçit (pret Kozuvin, shkon në Craiova dhe pret Levskin).
Tabela aktuale para xhiros së radhës.
BALKAN LEAGUE, Ndeshjet e javës:
25 shkurt 2014 | Kozuv-Teodo | ||
26 shkurt 2014 | Galil Gilboa - Craiova | ||
27 shkurt 2014 | Kumanovo - Teodo |