Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARAGAÇ FESTON

Peja feston në fund

BOROZANI/Edrin Shkuliqi

Peja feston në fund


3 February, 2015 @20:57

Përkundër epërsisë së madhe, Peja rrezikoi shumëçka në fund, por në minutën e fundit u këndell për të fituar.  Borozani.com

Zhvillimi kronologjik

Pas çerekut të parë të barabartë, Peja nisi të ngris lojën në çerekun e dytë për të shkuar në pushim 10 minutësh me 4 pikë epërsi. 

Pasoi një furi pejane në çerekun e tretë të lojës kur Peja demoloi malaziasit e Tivarit me 27-6. 

Mirëpo, ajo që zakonisht i ndodh Pejës, lëshimi i koncentrimit në fund, ndodhi përsëri. Mornar ngushtoi epërsinë që në 5 minutat e para të çerekut të fundit kur avancoi krijoi seri 21-9. 

Kjo uli epërsinë pejane të 20 pikëve në 10, derisa 2 minuta pa përfunduar ndeshja rezultati ishte 80-70 për Pejën. 

Malaziasit taktikisht shfrytëzuan gjithçka dhe ulën epërsinë deri në minus 4 pikë. Me disa udhëzime të trajnerit Boris Kurtovic, verdhezinjtë u qetësuan dhe në fund fituan ndeshjen 87-80. 

Hajrizi-Nelson, dyshja e rikthyer

Drilon Hajrizi me 21 pikë, 3 asistime dhe 2 kërcime ka fituar indeksin e lojtarit më të mirë të ndeshjes, derisa kontributi i të ardhurit Jaleel Nelson ka qenë gjithashtu i jashtëzakonshëm te verdhezinjtë. 

Nelson në debutimin e tij prej se u rikthye në Kosovë ka shënuar 15 pikë dhe 2 kërcime. Jozo Brkic realizoi double-double prej 10 pikëve dhe 10 kërcimeve. 

E debutuesit tjerë, Janou Rubin dhe Mario Austin shënuan, 16, përkatësisht 4 pikë. Rubin regjistroi edhe 7 asistime.

Te mysafirët më të dalluarit ishin Nikola Korac me 18 pikë e 8 asistime dhe Ivan Jelenic, kapiteni i ekipit të Mornarit me 17 pikë të shënuara. 

Peja tash ka bilanc prej 3 fitoreve dhe asnjë humbje në Grupin C, derisa Mornari ka 1 fitore e 2 humbje. 

Statistikat e ndeshjes do të shtohen më vonë



TABELA AKTUALE E GRUPIT C:

1. PEJA 3-0 6 pikë
2. MORNAR 1-2 4 pikë
3. CRAIOVA 1-1 3 pikë
4. KUMANOVO 0-2 2 pikë


Statistikat individuale te Peja

1 Drilon Hajrizi 21 pikë 3 asistime 2 kërcime
2 Janou Rubin 16 pikë 7 asistime 3 kërcime
3 Jaleel Nelson 15 pikë 1asistim 2 kërcime
4 Alban Veseli 12 pikë 2 asistime 6 kërcime
5 Jozo Brkic 10 pikë 1 bllokadë 10 kërcime
6 Luka Petkovic 5 pikë 7 asistime 2 kërcime
7 Fisnik Rugova 4 pikë 1 asistim 1 kërcim
8 Mario Austin 4 pikë 2 asistime 2 kërcime


Statistikat individuale te Mornar

1 Nikola Korac 18 pikë 8 asistime 4 kërcime
2 Ivan Jelenic 17 pikë 3 asistime 2 kërcime
3 Samuel Coleman 15 pikë 1 asistim 11 kërcime
4 Milos Milosevic 11 pikë 1 top i vjedhur 6 kërcime
5 Radoje Vujosevic 9 pikë 1 asistim 3 kërcime
6 Monty Wilson 7 pikë 1 top i vjedhur 6 kërcime
7 Milan Latkovic 3 pikë 2 topa të vjedhur 1 kërcim
8 Vaso Milovic 0 pikë 1 asistim 3 kërcime
9 Milos Latkovic 0 pikë 1 top i humbur -

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League