Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - PEJA

Peja fiton derbin në Prishtinë!

Foto nga ndeshja/ KBPrishtina/fb

Peja fiton derbin në Prishtinë!


11 September, 2022 @19:24

Pas një dueli jashtëzakonisht interesant, ashtu siç parashikohej të jetë derbi, Peja ka arritur që në fund të mposhtë Prishtinën në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve me rezultat 70-76.

Minuta e fundit kaloi me taktizime të shumta, faulime dhe topa të humbur, derisa Peja u tregua më e saktë nga gjuajtjet e lira që i shënonte Isaiah Umipig (3/4) për të bërë dallimin përfundimtar në ndeshje.

Sa i përket lojës në përgjithësi, periudha e parë kaloi thuajse barabartë. Në të dytën dominim i mirë i Pejës, ndërsa në të tretën Prishtina u rikthye fuqishëm!

TABELA AKTUALE

Ndërsa çereku i fundit që nisi me dallim prej 3 pikësh për Prishtinën, i takoi në përgjithësi Pejës, që këtë 10-minutësh e mori me rezultat 18-27, ku ndër to, gjashtë pikët e fundit u shënuan në sekondat e minutës së fundit të lojës, për fitore.

Rodney Purvis me 17 pikë ka qenë koshashënuesi më i mirë i Pejës në këtë ndeshje, ndërsa ka luajtur edhe me 6 kërcime e 2 asistime. Jalen Tate shënoi 14 pikë, ndërsa 11 të tjera dha Taylor Adway në fitoren e verdhezinjëve dhe debutimin e trajnerit Can Sevim në Superligë me fitore.

Te Prishtina e Ekrem Memnunit mundi i Dardan Berishës dhe 25 pikët e tij nuk shërbyen sa për të arritur fitoren! Dardani shtoi në llogari të tij edhe 6 asistime, ndërsa post tij edhe amerikani Dustin Thomas u dallua me 15 pikë e 8 kërcime. Dhjetë pikë shënoi Lejson Zeqiri, të cilat i kombinoi edhe me 8 kërcime.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga