Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 3: PEJA - TREPÇA

Peja fiton në “Karagaç”, ngushtohet seria

Foto: KB Trepça / FB

Peja fiton në “Karagaç”, ngushtohet seria


15 May, 2022 @19:45

Në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale mes Pejës dhe Trepçës, fituese doli Peja, e cila e ngushtoi kështu serinë në 2-1.

Takimin e luajtur sonte në Karagaçin e stërmbushur Peja e fitoi me rezultat 72-66, për të mbetur kështu ende në lojë për ta arritur finalen e madhe.

Ndeshja ishte shumë e fortë deri në sekondat e fundit të saj, e në momentet vendimtare më e përqëndruar u tregua skuadra pejane, që arriti të shënojë fitore.

Çereku i parë u mbyll 23-12 për Pejën, por më pas skuadra mitrovicase u rikthye fuqishëm në çerekët dy dhe tre, për ta bërë çerekun e fundit tejet interesant.

SKEMA E PLAY OFF-IT

Rezultati ishte krejt i afërt deri pak para fundit, ndërsa vlen të përmendet që 26 sekonda para përfundimit të ndeshjes, ajo u ndërpre për pak kohë për shkak të hudhjes së gjësendeve në fushë nga tifozët. Pastaj, salla u zbraz nga policia dhe ndeshja më pas vazhdoi.

Kur u rikthyen skuadrat në parket, rezultati ishte 69-66 me 26 sekonda të mbetura. Gjatë atyre sekondave, Peja i shënoi tri pikë, e Trepça asnjë, me ç‘rast pejanët e fituan takimin me rezultatin final 72-66.

Darius Washington (19 pikë) dhe Dardan Berisha e Calvin Godfray me nga 15 pikë secili ishin më të mirët te Peja sonte, përderisa te mitrovicasit u veçuan Drilon Hajrizi e Rodney Purvis me nga 15 pikë.

Ndeshjen e ardhshme këto dy skuadra e luajnë më 19 maj në Pejë, ndërkohë kujtojmë që në finale shkon skuadra që i fiton 3 ndeshje në seri.

Fituesi i këtij dueli në finale do të përballet me Yllin, që në gjysmëfinale e eliminoi Prishtinën.

Raporti i zgjeruar, më vonë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga