NË BULLGARI, PEJA FITON
Peja kalon lehtë Levskin
13 January, 2016 @18:38
Peja ka mposhtur Levskin për të ngritur në gjashtë serinë e fitoreve radhazi këtë stinor në Balkan League.
Kjo ka qenë ndeshja e parë e këtij viti për Pejën dhe verdhezinjtë që përfunduan vitin me sukses të jashtëzakonshëm, kanë vazhduar në mënyrë të njejtë edhe në 2016.
Starti i furrishëm ka qenë i mjaftueshëm për të siguruar fitoren për ekipin e Branimir Pavicit. Çereku i parë kaloi 24-6 për Pejën, ndërsa pas kësaj më nuk kishte fare dyshim për fituesin, pasi që ekipi bullgar nuk kishte forcë ti kundërvihet pejanëve.
Te ekipi i Pejës më efikasi sonte ka qenë Drilon Hajrizi me 25 pikë të shënuara, ndërsa pas tij janë dalluar edhe Nenad Delic me 18 ndërsa Roland Davis e Kevin Burwell kanë shënuar 15, përkatësisht 14 pikë.
Peja pas kësaj fitoreje ka bilanc 5-1 dhe ka siguruar vendin e parë para kësaj ndeshjeje, derisa Levski 2014 ka bilanc 2-5.
Në xhiron e fundit të fazës së parë të BIBL, Peja në Karagaç pret Lovçenin e ngujuar në fund të Grupit B.
Statistikat ekipore
Levski | Peja | ||
Çereku i parë | 6 | 24 | |
Çereku i dytë | 22 | 20 | |
Çereku i tretë | 18 | 22 | |
Çereku i katërt | 20 | 24 | |
Kërcime | 40 | 30 | |
Asistime | 11 | 22 | |
Bllokada | 1 | - | |
Topa të vjedhur | 6 | 9 | |
Topa të humbur | 17 | 10 | |
Tentime për tre pikë | 7/26 | 9/25 | |
Tentime për dy pikë | 17/41 | 24/37 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 11/16 | 15/20 |
Statistikat individuale te Levski
1 | Angel Peychinov | 14 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
2 | Evgeni Hadzhirusev | 13 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
3 | Krum Doychinov | 9 pikë | 8 kërcime | 1 asistim |
4 | Ivko Ivkov | 9 pikë | 4 kërcime | - |
5 | Stanislav Slaveykov | 7 pikë | 8 kërcime | - |
6 | Ventsislav Petkov | 5 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
7 | Yordan Minchev | 2 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
8 | Lachezar Dimitrov | 2 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |
9 | Spas Nikolov | 4 pikë | 3 kërcime | - |
10 | Vladiyan Avramov | 1 pikë | 1 kërcim |
Statistikat individuale te Peja
1 | Drilon Hajrizi | 25 pikë | 4 asistime | 3 kërcime |
2 | Nenad Delic | 18 pikë | 8 kërcime | 4 asistime |
3 | Ronald Davis | 15 pikë | 4 kërcime | - |
4 | Kevin Burwell | 14 pikë | 5 kërcime | 4 asistime |
5 | Fisnik Rugova | 9 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
6 | Leonard Mekaj | 3 pikë | 3 asistime | 1 kërcim |
7 | Rron Grapci | 2 pikë | 4 asistime | 2 kërcime |
8 | Samir Zekiqi | 2 pikë | 2 kërcime | |
9 | Arti Hajdari | 2 pikë | - | - |