ANTONIS CONSTANTINIDES
Filozofia e lojës, telashi i vetëm
13 January, 2016 @10:51
Qiprioti Antonis Constantinides ka thënë se te ekipi i tij përkundër se është qe 10 ditë aty, gjithçka po shkon në rregull dhe do të bëj përpjekje maksimale për të shënuar fitore ndaj Mornarit sonte.
Sidoqoftë, nëse ka ndonjë problem është koha që lojtarët të kuptojnë filozofinë e lojës së tij.
“Jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe do të përpiqemi të fitojmë. Unë dua të fitoj në çdo ndeshje. Problemi i vetëm është se ne kemi pasur pak kohë për të punuar të gjithë së bashku dhe në këtë drejtim kemi nevojë për më shumë kohë në mënyrë që të komponohemi sa më mirë. Unë kam nevojë për edhe pak kohë që lojtarët e mi ta kuptojnë filozofinë time të lojës. Tani për tani ky është problemi i vetëm. Sidoqofotë ndaj Mornarit do të bëjmë përpjekje maksimale që të fitojmë dhe të kthehemi me rezultat pozitiv në Prishtinë,” ka thënë Constantinides për faqen zyrtare të FBK-së para ndeshjes.
Kjo do të jetë ndeshja e parë për trajnerin e ri të Sigal Prishtinës që erdhi nga Energia rumune në fillim të vitit.
Sigal Prishtina është aktualisht me bilanc 2-2 në BIBL, ndërsa Mornari është ekipi i vetëm pa humbje në Grupin A.