Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA

Peja më lider se Mornari

BOROZANI/ Edrin Shkuliqi/ Arkiv

Peja më lider se Mornari


8 February, 2013 @19:40

KB Peja sonte është treguar e fortë për skuadrën malaziase, Mornar Bar. Në kuadër të përgatitjeve para stinorit pranveror që pejanët po i zhvillojnë në Mal të Zi, arritën ta mposhtin Mornarin me rezultat 77-67.

Për Pejën në këtë ndeshje nuk u paraqitën Dardan Berisha, Vigan Radoni dhe Ersid Ljuca. Ky i fundit kishte pësuar një lëndim të lehtë në ndeshjen e fundit kundër skuadrës Danilovgrad, që u luajt dy ditë më parë.

Skuadra e Mornarit gjendet në vendin e parë në Superligën e Malit të Zi dhe njëkohësisht bën gara edhe në Ligën Ballkanike.

Kjo është ndeshja e tretë përgatitore për Pejën. Verdhezinjtë më parë ishin mposhtur nga Vllaznia e Shkodrës dhe kishin shënuar fitore kundër skuadrës tjetër malaziase, Danilovgrad.



Koshashënuesit më të mirë për Pejën

1 Alban Veseli 24 pikë
2 Gerti Shima 19 pikë
3 Harouna Mutombo 10 pikë
4 Valdet Grapci 9 pikë
5 Samir Shaptahovic 8 pikë
6 Arian Qallaku 7 pikë

 
Të gjitha lajmet nga