Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VLLAZNIA - PEJA

Peja mposht Vllazninë në Shkodër

FOTO / KB Peja

Peja mposht Vllazninë në Shkodër


14 January, 2020 @19:53

Pas humbjes nga Prizreni në kuadër të Superligës, skuadra e Pejës, që sonte kishte edhe përkrahjen e “Shqiponjave”, ka reaguar me fitore në ndeshjen e luajtur në kuadër të Ligës Ballkanike ndaj Vllaznisë në palestrën “Qazim Dervishi” në Shkodër.

Me përjashtim të çerekut të parë që përfundoi me epërsinë e vendasve, 20-19, pjesa tjetër e ndeshjes i takoi pejanëve, të cilët falë epërsisë së krijuar pas çerekut të dytë, arritën që ndeshjen ta mbyllin me fitore. Në fund, rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 87-91.

Babb Jaylen me 20 pikë, 7 kërcime e 2 asistime, Petar Kusovac me 19 pikë, 4 kërcime e 3 asistime dhe Colin James Voss me 18 pikë, 12 kërcime e 1 asistim ishin më të mirët te Vllaznia sonte, kurse te Peja u veçuan Jordan Martin me 22 pikë e 9 kërcime dhe Nigel Johnson me 23 pikë, 3 kërcime e 2 asistime.

Ndeshjen e ardhshme në BIBL Vllaznia e luan si mysafire e Rahovecit më 23 janar, kurse Peja si mysafire e Ibrit të Rozhajës më 4 shkurt.

Pas 7 ndeshjeve të zhvilluara në BIBL sivjet, Peja ka bilanc 4-3, kurse Vllaznia pas 6 ndeshjeve të luajtura ka bilanc 1-5.

TABELA AKTUALE

1. Academic Bultex (6-0)
2. Peja (4-3)
3. Ibri Rozhajë (3-2)
4. Rahoveci (1-5)
5. Vllaznia (1-5)

(Në kllapa është paraqitur bilanci fitore-humbje)


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League