Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATCH REPORT: PEJA - GOLDEN EAGLE YLLI

Peja perfekte, Dardani 29 pikë në fitore

Foto: KBPeja/fb

Peja perfekte, Dardani 29 pikë në fitore


8 December, 2020 @16:44

Edhe pas gjashtë xhirosh të stinorit të ri të Superligës, Peja ka mbetur e pamposhtur.

Verdhezinjtë sot në Karagaç kanë mposhtur ndjekësin e parë në tabelë, Golden Eagle Ylli, me 10 pikë dallim, 90-80 [28-23, 29-16, 20-23, 13-18].

Pas pjesës së parë të fortë për vendasit, veçanërisht çereku i dytë, në pjesë të dytë edhe pse mysafirët u munduan të ngushtojnë epërsinë dhe t’ia shkaktojnë humbjen e parë pejanëve, nuk e arritën.

Hajrizi

Dardan Berisha ka qenë më efikasi te Peja sonte, duke luajtur me 29 pikë në fitore në këtë derbi, ndërsa më i dalluari ka qenë Marko Perovic, që kreu ndeshjen me 22 pikë, 8 kërcime, 3 asistime dhe 2 topa të rrëmbyer.

Drilon Hajrizi kontribuoi në fitore me 11 pikë, 8 kërcime e 3 asistime, kurse lojtarët tjerë nuk e arritën dyshifrorin e pikëve të shënuara.

TABELA AKTUALE

Te Ylli debutoi përforcimi i ri Demetris Morant, që luajti me 4 pikë, për 14 minuta sa ishte në parket. Por më efikasi ishte Valon Bunjaku me 16 pikë, 6 kërcime e 3 asistime, derisa më i dalluari ka qenë ish-lojtari i Bashkimit dhe i GogaBasketit Griffin Ramme që dha 13 pikë, 6 asistime e 8 kërcime për suharekasit, por që s’mjaftuan për të bërë befasinë.

Pas kësaj ndeshjeje Peja vazhdon me perfeksion Superligën, duke bërë bilansin 6-0 ndërsa Golden Eagle Ylli tashmë ka regjistruar edhe humbjen e dytë të stinorit për të qenë me bilans aktual 4-2.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga