KUPA e KOSOVËS

Fotot: KBPeja/Korniza
Peja-Prishtina, mund të takohen vetëm në finale
25 December, 2022 @16:36
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka bërë të ditur ditë më parë se ndeshjet e Kupës së Kosovës në basketboll do të zhvillohen nga 15 deri më 19 shkurt të vitit të ardhshëm, 2023.
Sipas grupeve të ndara, tashmë dihet edhe rrugëtimi i skuadrave drejt trofeut të Kupës, ndërsa dyshja rivale Peja e Prishtina do të mund të takohen vetëm në finale të garës. Njëjtë sikurse edhe Trepça-Prishtina, që luajtën finalen e Superkupës në fillim të këtij muaji, që kaloi me plot incidente dhe me fitoren e bardhekaltërve në fund.
Pikërisht, sherri i bërë në Superkupë ka ndikuar që ndeshjet e turneut të Kupës së Kosovës të luhen pa shikues. Kjo, pasi që FBK në mbledhjen e Bordit të saj pas finales, kishte marrë këtë vendim të “dhimbshëm”.
Sa i përket Final 8 të Kupës së Kosovës, duelet e para janë:
ÇEREKFINALET:
A: Peja-Rahoveci
B: Prishtina-Bashkimi
C: Ylli-Prizreni
D: Trepça-Vëllaznimi
GJYSMËFINALET:
1. fituesi A - fituesi D
2. fituesi B - fituesi C
FINALJA:
fituesi 1 - fituesi 2.
Dueli final është paraparë të luhet më 19 shkurt 2023, të dielën.