Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VERDHEZINJTË E PANDALSHËM

Peja, stërvitet me Vëllaznimin

Nenad Delic, u rikthye pas lëndimit duke u bërë koshashënuesi më i mirë i Pejës në ndeshje/ Foto: KB Peja Official

Peja, stërvitet me Vëllaznimin


27 November, 2015 @20:49

Peja ka kaluar pritshëm lehtë Vëllaznimin sonte në Karagaç për të shënuar fitoren e nëntë të stinorit në Superligë. Ekipi verdhezi nuk din për humbje këtë stinor dhe fitorja ndaj Vëllaznimit nuk vihej në pyetje, por vetëm rezultati. 

E përfundimtarja 123-95 u bë vetëm kur Branimir Pavic tentoi dhe eksperimentoi gjithçka ndaj kuqezinjëve të Gjakovës. Fillimi i ndeshjes tregoi çfarë dallimi ka Peja ndaj Vëllaznimit, 40-17. Më pas, ndeshja kaloi në frymë stërvitore për Pejën, derisa Pavic u dha mundësinë të gjithë basketbolllistëve në dispozicion për të treguar veten. 

Me rëndësi për Pejën ka qenë kthimi i qendrës kroate Nenad Delic nga lëndimi. Ai ishte për 19 minuta në parket dhe u bë lojtari më efikas i Pejës me 22 pikë të shënuara dhe 10 kërcime, duke regjistruar double-double në rikthim. 

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Në përgjithësi, 5 basketbollistë të Pejës shënuan pikë dyshifrore (Delic, Hajrizi, Davis, Burwell dhe Samir Zekiqi) derisa ansjë lojtar nga 12 të pranishëm nuk la pa shënuar së paku një pikë. 

Te Vëllaznimi u dallua ish lojtari i Pejës, Arian Qallaku, që ishte më efikasi në ndeshje me 27 pikë, plus 7 kërcime. Edhe gjakovarët e dinin forcën e Pejës, prandaj trajneri i tyre u dha mundësinë të gjithë basketbollistëve që të provojnë veten karshi yjeve verdhezi. 

Në fund, Peja regjistroi fitoren e nëntë të stinorit në Superligë para superderbit ndaj Prishtinës, derisa Vëllaznimi në 9 ndeshjet e deritashme të stinorit ka regjistruar humbjen e shtatë, krahas 2 fitoreve që i ka. 



Statistikat ekipore

Peja Vëllaznimi
Çereku i parë 40 17
Çereku i dytë 26 25
Çereku i tretë 38 24
Çereku i katërt 19 29
Kërcime 47 36
Asistime 35 23
Bllokada 4 0
Topa të vjedhur 12 6
Topa të humbur 16 18
Tentime për tre pikë 16/32 (50%) 12/31 (38%)
Tentime nga loja 48/82 (58%) 37/86 (43%)
Tentime nga gjuajtjet e lira 11/16 (68%) 9/13 (69%)


Statistikat individuale te Peja

1 Nenad Delic 22 pikë 10 kërcime 2 asistime
2 Ronald Davis 21 pikë 9 kërcime 7 asistime
3 Kevin Bruwell 18 pikë 3 asistime 2 kërcime
4 Drilon Hajrizi 15 pikë 7 asistime 1 kërcim
5 Samir Zekiqi 13 pikë 2 kërcime 2 asistime
6 Burim Zekiqi 8 pikë 4 kërcime 2 asistime
7 Sam Muldrow 8 pikë 4 kërcime 1 asistim
8 Arti Hajdari 7 pikë 1 kërcim -
9 Rron Grapci 4 pikë 6 kërcime 5 asistime
10 Leonard Mekaj 4 pikë 4 asistime 3 kërcime
11 Blend Kadusha 2 pikë 1 kërcim -
12 Fisnik Rugova 1 pikë 2 asistime -


Statistikat individuale te Vëllaznimi

1 Arian Qallaku 27 pikë 7 kërcime 2 asistime
2 Gent Zeka 17 pikë 10 asistime 5 kërcime
3 Sami Hajzeri 17 pikë 5 asistime 4 kërcime
4 Blendi Matoshi 16 pikë 7 kërcime 1 asistim
5 Driton Rraci 10 pikë 6 kërcime -
6 Mehmet Kollqaku 3 pikë 1 kërcim 1 asistim
7 Atik Koshi 3 pikë 1 kërcim -
8 Michel Lewis 2 pikë - -

MARJAN ILIVESKI FLET PËR NDESHJEN VENDIMTARE

Do të kryejmë punën ndaj AEK-ut

FBK Superliga/International

Do të kryejmë punën ndaj AEK-ut

27/11/15 @ 12:54

FORMATI I GARAVE TË FIBA EUROPE CUP

Mund të kualifikohet edhe si e treta

FBK Superliga/International

Mund të kualifikohet edhe si e treta

27/11/15 @ 12:14

RIMODELIM I GARAVE NË BASKETBOLL

Basketbolli me Champions League

Euroleague/International

Basketbolli me Champions League

27/11/15 @ 09:14

CAKTOHET TERMINI I SHORTIT TË KUPËS

Shorti i Kupës, të hënën

FBK Superliga/FBK Liga e Parë

Shorti i Kupës, të hënën

26/11/15 @ 23:03

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (31)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (31)

29/04/24 @ 09:40

E TRETA E VËRTETA?

Trepça perfekte në gjysmëfinale, siguron finalen e tretë radhazi

FBK Superliga

Trepça perfekte në gjysmëfinale, siguron finalen e tretë radhazi

28/04/24 @ 23:58

GAME 3: TREPÇA - PRISHTINA

Trepça fiton ndeshjen e tretë, arrin finalen!

FBK Superliga

Trepça fiton ndeshjen e tretë, arrin finalen!

28/04/24 @ 21:14

GAME 3 : TREPÇA - PRISHTINA

Trepça - Prishtina, pesëshet startuese

FBK Superliga

Trepça - Prishtina, pesëshet startuese

28/04/24 @ 18:50

DUKAGJINI - DRITA

Drita dorëzohet në fund, Granit Elezaj s’lejon humbjen e Dukagjinit

FFK Superliga

Drita dorëzohet në fund, Granit Elezaj s’lejon humbjen e Dukagjinit

28/04/24 @ 17:10

PRISHTINA - LLAPI

Dygolësh nga Muhamet Hyseni, Llapi mposhtë Prishtinën

FFK Superliga

Dygolësh nga Muhamet Hyseni, Llapi mposhtë Prishtinën

28/04/24 @ 17:03

GJILANI - BALLKANI

Ballkani fiton në Gjilan, ruan kreun e tabelës

FFK Superliga

Ballkani fiton në Gjilan, ruan kreun e tabelës

28/04/24 @ 16:54

VIDEO

Playoff highlights: Peja-Ylli (3)

FBK Superliga

Playoff highlights: Peja-Ylli (3)

27/04/24 @ 23:02

KAMPIONI SHFAQ SHENJA JETE

Peja s’dorëzohet, mposht Yllin dhe vazhdon serinë gjysmëfinale

FBK Superliga

Peja s’dorëzohet, mposht Yllin dhe vazhdon serinë gjysmëfinale

27/04/24 @ 21:05

BARAZIM NË PRISHTINË

Përvetica ia mohon fitoren Prishtinës së Re

FFK Liga e parë

Përvetica ia mohon fitoren Prishtinës së Re

27/04/24 @ 20:46


 
Të gjitha lajmet nga