Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAYOFF FINAL SERIES

Peja-Trepça, termini i ndeshjes së parë

Pamje nga PlayOffi i kaluar Trepça-Peja, ku mitrovicasit kishin fituar serinë 3-1 dhe kishin kaluar në finale/ Foto: KBPeja/ fb

Peja-Trepça, termini i ndeshjes së parë


1 May, 2023 @12:18

Pas përcaktimit të finales së PlayOffit të Superligës në basketboll dhe Peja, së cilës sipas Propozicionev të Garave 2022/23 i takon epërsia e terrenit vendas, përballja e parë e finales së PlayOffit pritet të luhet të mërkurën me fillim prej orës 20:00 në Karagaç të Pejës.

Verdhezinjtë do të kenë epërsinë e terrenit vendas, pasi që në rregullore shkruan se ekipi që përfundon stinorin më lartë në renditje tabelare ka përparësinë e terrenit vendas në ndeshje PlayOffi.

“Në finale të play-offit takohen ekipet fituese të gjysmëfinaleve. Kampion i Superligës shpallet ekipi që i pari arrin tri (3) fitore. Finalja e play-offit zhvillohet sipas formatit vajtje–ardhje. Përparësinë e terrenit vendës e ka ekipi që ka qenë më mirë i ranguar në edicionin e rregullt dhe luan si vendas në ndeshjet 1 dhe 3 dhe ndeshjen eventuale 5. Ndeshjet e play off-it do të zhvillohen të mërkurën/enjten dhe shtunë/diel në vazhdimësi pa ndërprerje nëse nuk vjen deri te zhvillimi i ndeshjes së fundit konform PG.” — shkruan në 9.2.1 të PG-së, në paragrafin që flet për finalen e garës.

PLAYOFF SKEMA

Të dyja skuadrat kanë mall për titull kampioni, pasi që Peja herën e fundit e ka fituar atë një dekadë më parë, në sezonin 2012/13, ndërsa Trepça 11 vite më parë në sezonin 2011/12.

Peja e drejtuar nga izraeliti Rami Hadar ka përfunduar sezonin e rregullt në pozitë të dytë, ndërsa së fundi ishte pjesë e finales së BIBL, ku u mposht. Ndërsa Trepça e drejtuar nga nga turku Engin Gençoglu ka kryer stinorin e rregullt në pozitën e katërt, ndërsa këtë stinor ka fituar edhe Kupën e Kosovës. Ndeshjet do të luhen në sistemin vajtje-ardhje, pra 1-1-1-1-1, derisa njëri finalist t’i arrijë tre fitore, që e bën atë kampion.

DUELET TJERA:

Ndeshja e dytë luhet të dielën prej orës 17:00 në Mitrovicë. Ndeshja e tretë është të enjten, më 11 maj, prej orës 20:00 në Pejë.
Ndeshja e katërt eventuale është më 14 maj nga ora 17:00 në Mitrovicë. Ndeshja e pestë eventuale do të zhvillohet më 18 maj në Pejë.


 
Të gjitha lajmet nga