Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

#3

Pensionohet fanella e Dwyane Wadet

Pensionohet fanella e Dwyane Wadet


23 February, 2020 @11:48

Skuadra e Miami Heatiti e nderoi ish-lojtarin, Dwyane Wade, duke ia pensionuar fanellën në American Airlines Arena.

Numri 3 më nuk do të veshet nga asnjë lojtar te Miami Heat.

Wade me Miami Heatin është shpallur 3 herë kampion e 13 herë është zgjedhur në All Star, derisa gjatë karrierës së tij me Miami Heati ka luajtur 948 ndeshje, ka shënuar 21,556 pikë, ka bërë 5,310 asistime dhe ka rrëmbyer 1,492 topa. Në këto kategori, Wade është më i miri në histori të Miami Heatit.

Dwyane Wade u bë lojtari i gjashtë që iu pensionua fanella në Miami Heat.


 
Të gjitha lajmet nga NBA