STEPHEN

Pensionohet Jackson
24 July, 2015 @11:16
Stephen Jackson, i cili është draftuar në vitin 1997, por karrierën në NBA, e kishte startuar në vitin 2000, tani po pensionohet nga basketbolli.
Jackson, gjatë karrierës së tij, ka luajtur në skuadra si: New Jersey Nets, San Antonio Spurs, Atlanta Hawks, Golden State Warriors, Charlotte
Bobcats, Milwaukee Bucks dhe Los Angeles Clippers.
Ndërsa 37 vjeçari, në vitin 2004, kur ishte pjesë e skuadrës Indiana Pacers, ishte përleshur me disa tifozë në ndeshjen kundër Detroit Pistons dhe ishte suspenduar me 30 ndeshje mos lojë..