FINAL-GAME-2
Penza për fitore, përndryshe titulli mbetet në Prishtinë
15 May, 2014 @10:03
Basketbollistet e Penzës, pasi që humbën epërsinë e terrenit vendas me disfatën në ndeshjen e parë të serisë finale në Karagaç, 70-81, nga Sigal Prishtina, sonte do të kërkojnë që të rikthejnë këtë epërsi me fitore eventuale.
Mirëpo, kjo nuk është e tëra. Penza nuk guxon assesi të humb sot, nga Sigal Prishtina sepse prishtinaset do të shpallen kampione pasi që seria finale te basketbolli i femrave përfundon me 2 fitore.
Ndërkaq trajneri i prishtinaseve, Fidan Shatri, do të kërkojë fitore që sot, pasi që ekipi i tij kërkon ta shfrytëzojë avantazhin e fituar për të përfunduar serinë dhe për tu rishpallë kampion.
Ndeshja që nis sonte prej orës 19:00 në Palestrën 1 Tetori pritet të ngjallë interesim të madh te publiku, derisa Sigal Prishtina do të kërkojë ta përfundojë stinorin me një trofe, pasi Kupën e Kosovës e rrëmbeu Penza muaj më parë.
SERIA FINALE:
Pejë, Karagaç | Penza - Sigal Prishtina | 70-81 | (0-1) |
Prishtinë, 1 Tetori | Sigal Prishtina - Penza | ||
Pejë, Karagaç | Penza - Sigal Prishtina | (në rast nevoje) |
Koshashënueset te Penza:
1 | Valbona Bytyqi | 19 pikë | ||
2 | Vlora Idrizaj | 19 pikë | ||
3 | Nora Gacaferri | 19 pikë | ||
4 | Jeta Zeka | 8 pikë | ||
5 | Fiona Beqiri | 6 pikë | *Koshashënueset nga ndeshja e parë |
Koshashënueset te Sigal Prishtina:
1 | Saranda Daci | 23 pikë | ||
2 | Irma Konjusha | 16 pikë | ||
3 | Donika Rexhepi | 15 pikë | ||
4 | Zërina Shatri | 12 pikë | ||
5 | Gentiana Ismaili | 9 pikë | ||
6 | Blerta Bajrami | 6 pikë | *Koshashënueset nga ndeshja e parë |