GERTI SHIMA
“Duhet ta tregojmë forcën tonë në Pejë dhe të arrijmë finalen”
14 May, 2014 @22:35
Peja sonte pësoi dy humbje të rënda. E para ishte humbja e parë në këtë stinor ndaj Bashkimit, ndërsa e dyta lëndimi i qendrës kroate, Teo Simovic.
Në lidhje me këto dy humbje të Pejës, foli njëri prej basketbollistëve më të rëndësishëm të verdhezinjëve, Gerti Shima.
“Bashkimi luajti mjaft mirë sonte dhe e arriti fitoren. Jo vetëm lëndimi i Simovicit, por edhe ne nuk luajtëm mirë dhe Bashkimi e meritoi fitoren. Tani shpresojmë të fitojmë në Pejë dhe të arrijmë finalen. Këto janë finale dhe normalisht që lëndime do të ketë. Ne duhet ta tregojmë forcën tonë edhe pa të dhe të fitojmë në Pejë,” tha Shima pas ndeshjes.