Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OKLAHOMA

Westbrook flet fjalën e fundit

Westbrook flet fjalën e fundit


14 May, 2014 @11:26

Oklahoma City Thunder, është afruar edhe një hap finales së Konferencës Perëndimore, duke e mposhtur dje Los Angeles Clippersin me rezultat të ngushtë 105-104.

“Rrufeja” ishte në disavantazh prej 13 pikëve, tre minuta para përfundimit të ndeshjes, por gabimet e shumta të Clippersit, kushtuan shumë, të cilët tani janë pranë eliminimit nga Play Offi.

Russell Westbrook, në këtë ndeshje shpërtheu me 38 pikë, 6 asistime e 5 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga partneri i tij MVP, Kevin Durant, me 27 pikë e 10 kërcime.

Ndërsa në anën tjetër, forma e shkëlqyeshme e Blake Griffin është duke vazhduar. Ai luajti me 24 pikë e 17 kërcime, por nuk ishin të mjaftueshme për fitore.

Kjo ishte gjëja më e vështirë që kam përjetuar në basketboll. Çdo gjë që ndodhi në fund në mua, ishte vetëm basketbolli i keq, është shumë keq, që ju të punoni kaq shumë dhe të pranoni një humbje në fund,” tha Chris Pauli, i cili luajti rol të rëndësishëm në humbjen e Clippersit.

Ndeshja e radhës do të luhet në Los Angeles, më 15 maj.


Video

Oklahoma-Clippers



 
Të gjitha lajmet nga NBA