Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJYSMEFINALET

Përcaktohen gjysmëfinalet e nesërme të Superkupës

Përcaktohen gjysmëfinalet e nesërme të Superkupës


22 October, 2020 @21:38

Pas përfundimit të ndeshjeve çerekfinale të Superkupës së Kosovës dje dhe sot, tashmë janë përcaktuar gjysmëfinalistët që do të përballen nesër mbrëma në 13 qershori të Suharekës.

Gjysmëfinalja e parë zhvillohet mes Rahovecit dhe Sigal Prishtinës, që është paraparë të nis në ora 17:00.

Ndërsa e dyta duhet të nis në ora 19:30 ku takohen dy ekipet prizrenase Bashkimi dhe Ponte Prizreni.

Një gjë është e sigurt, qyteti i Prizrenit do të ketë një përfaqësues në finale të Superkupës së Kosovës, kurse nga përballja tjetër pritet të shihet se kush do ta arrijë finalen, vreshtarët apo kryeqytetasit që në këtë garë po luajnë pa asnjë përforcim të huaj.

E cilat ekipe do të sigurojnë biletën për finalen e Karagaçit, e mësojmë nesër mbrëma


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga